Sunday, February 3, 2013

Adelina Berisha


Ka kohe qe kengetarja simpatike Adelina Berisha, nuk ka sjellur dicka te re per tregun muzikor shqiptar. Ama, nuk mund te thuhet se nuk ka qene e pranishme ne media. Posacerisht, me fotot e saja seksi dhe atraktive.
Dhe, ja ku kemi nje foto te fundit qe kengetarja e sjell permes rrjetit te saj social. Ne vend te kenges, ajo reklamon me shume vithet e saj, me nje foto hot nga sezoni veror, ne keto dite te ftohta dimri.
adelinaberisha
Vajza qe studjon menaxhimin, shihet shpesh neper diskot e qytetit ndersa u fol se bojkotoi programet festive televizive per shkak te, sic tha ajo, shume parregullsive.
Megjithate, fansat me ne fund duhet te gezohen sepse perpos vitheve seksi qe ajo me qejf shpesh i reklamon.
adelina
Adelina se fundmi eshte duke punuar edhe ne dy kenge te reja, nje me Don Arbasin dhe tjetren me djelmoshat e popullarizuar, Zzap & Chriss. /Albavipnews/
adelinabythet
Adelina Berisha nuk i le diskot
Adelina Berisha si duket vazhdon ti pelqeje diskot ne Prishtine dhe kur ka kohe del dhe argetohet.
adelina dhe morta e saj
Kete here kengetarja seksi eshte shoqeruar me motren e saj Dafinen dhe nje mikeshe te tyre dhe duket se eshte shume e lumtur./Albasnapz
/
Vajzat VIP me te pasme seksi

Jemi mësuar me bukuroshet e pasarelave që të duken me vithe shumë seksi, jemi mësuar edhe me botën e shoubizit të bëhen krahasime se cila nga artistet i ka të pasmet më seksi.
Por, nëse mendoni se në botën shqiptare nuk ka Kajli Minog, Xhenifer Lopes, apo Kim Kardashian e keni gabim. Ne kemi renditur vetëm disa prej vipave shqiptare, të cilat shumica prej tyre duken se vetë na kanë ofruar të shohim reklamën e fund-shpinës së tyre se çfarë formë ka.

E para, e cila është lakuar aq shumë, është  këngëtarja Shkëndije Mujaj, që megjithëse thuhet se ka ndërhyrje, ajo potencon gjithmonë se është vetëm dora e nënës natyrë për të pasmet e saj kaq të rrumbullakëta.
Edhe këngëtarja Adelina Berisha shpeshherë na sjell reklamën e fund-shpinës së saj, që kohët e fundit është bërë objekt i madh diskutimi, ndërsa në bazë të informacione të sigurta ajo i ka origjinale.
Aktorja e famshme shqiptare, Arta Dobroshi, erdhi kohë më parë në kronikën rozë me reklamimin, që, sipas zërave, thuhet se e ka tradhtuar fustani dhe era që frynte në Kanë, ndërsa kalonte në tepihun e kuq. Kaq shumë u lakua me zbulimin e vitheve ajo, saqë fama e saj si aktore u harrua për një kohë.
Ajo është modele dhe pa dyshim se duhet të jetë seksi edhe kur bëhet fjalë për të pasmet e saj. Është kjo Afërdita Dreshaj, e cila nuk ka rezistuar dot të pozojë e kthyer pas, për të treguar se edhe aty është në formë.
Këngëtarja, e cila sapo i këndoi një djali që s’ka zemër në ‘Kënga Magjike 2012’, Rozana Radi, para se të interpretonte këtë këngë, ka realizuar edhe ajo para pasqyrës një foto të tillë, por që, sipas shikimin tonë, më mirë të mos e kishte bërë se të pasmet e saja duken të varfra.
Edhe një tjetër këngëtare, që shquhet për simpatinë e saj, kur ishte në plazh, ka treguar se ka të pasme seksi, kjo është Adelina Tahiri. Ndërsa nuk mund të lëmë jashtë në këtë klasifikim vajzash seksi të shoubizit shqiptar edhe Elvana Gjatën, e cila jo rrallëherë tregon se konkurron bindshëm koleget e saja me të pasmet.
Ndërsa këngëtarja më e lakuar shqiptare e momentit, Rita Ora, si duket e ka problemet me paparacët me dashje apo pa dashje ajo i ka treguar vithet e saja. Ndërsa e fundit që mund të hyjë në këtë listë apo më e freskëta është bukuroshja e famshme nga BB5, Françeska Jace, që ka dashur të tregojë se edhe ajo duket mirë nga pas.
Tek po bënim këtë përshkrim dhe klasifikim për bukuroshet tona, seç na u kujtua gjatësia e tyre e cila nga të pasmet e tyre seksi duket sikur është në përpjesëtim të zhdrejtë, e megjithatë pjesa më e madhe e tyre duke na ofruar këto foto nëpërmjet rrjeteve sociale, këtë konkurs duket sikur e kanë nisur vetë. 

Adelina Berisha pa të mbathura?!

Mjaft  intriguese kjo foto e këngëtares Adelina Berisha, në të cilën si pasojë e tejdukshmërisë në skaje, lindin dyshimet se kosovarja nuk ka veshur të mbathura.
Fotoja është publikuar nga vetë Adelina dhe siç shihet qartë, pantallonat përshkohen nga një material i tejdukshëm. Gjatë javës së shkuar, Adelina ishte prezente në faqet e çdo mediaje rozë, me fotot ku reklamoheshin të pasmet e saj seksi.
Adelina Berisha reklamon te pasmet (Foto)

Adelina Berisha ka një zë dhe intonacion të lartë. Këtë fakt nuk e konteston askush. Mirëpo, ajo pos talenteve në muzikë ka edhe talente tjera, përmes te cilave është duke e rritur famën. Ajo pothuajse në çdo foto reklamon të pasmet e saj.
Përveç stër-reklamimit te vitheve, kur kemi parasysh edhe foton e famshme (për të cilën këngëtarja thotë se i është montuar nga motrat Koçi), foto ku Adelina shfaqet pa të brendshme në një koncert, atëherë mund te themi se Adelina po e rrit famën.

Adelina Berisha relaksohet në pishina
Adelina Berisha, e cila gjithmonë punon dhe nuk dëshiron të ndalet, ndërsa ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar në një pishinë në Kosovë. ”Është sezoni ku tërë kohën jam nëpër koncerte dhe shumë shpejt do dalë kënga dhe klipi i ri.
Kënga mban titullin ”What’s your name” dhe po ashtu edhe kënga e klipi i radhës do dalë menjëherë pas këtij që do të publikoj këto ditë”, – thekson këngëtarja Berisha. PanoramaPlu
s
Adelina Berisha “shkon” në burg
Ka kaluar disa ditë në burg dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirën e saj. Këngëtarja Adelina Berisha së shpejti nxjerr klipin e saj më të ri, skenat e të cilit janë xhiruar në një burg në Shkup. Për të gjitha prapaskenat e klipit, vështirësive etj ajo rrëfehet në një intervistë për Bluetooth ku nuk lë pa treguar edhe lidhjen e fortë që ka me Stinen.

Me tregoni pak per klipin tuaj të ri? Di që është xhiruar në burg, është e vërtetë?
Po, informacioni që keni është i saktë. Kënga është xhiruar në një burg të Shkupit. Klipi është realizuar nga produksioni Asha në Prishtinë. Nëpërmjet klipit doja të paraqisja një femër gangstere e ku mund ta bëja më mirë këtë gjë sesa në një burg. Në klip unë kam aktruar shumë duke u përpjekur të jap sa më shumë imazhin e kërkuar nga producentët e klipit.
Si ju lindi idea per te xhiruar në burg?
Në të vërtetë nuk ka qenë aspak ideja ime, idea ishte e producentëve dhe unë thjesht ndoqa këshillat e t yre.
A e patët të vështirë të xhironit mes të burgosurve?
Absolutisht jo. Të burgosurit janë njerëz si gjithë të tjerët, çfarë vështirësish do të hasnim. Përveç lodhjes nuk ka pasur asnjë vështirësi tjetër, gjithçka u realizua në mënyrë të përsosur.
Ju bashkëpunoni shpesh me Stinen, përse?
Ai është një nga producentët më të talentuar shqiptarë, nëpërmjet krijimeve të tij unë kam mundur të krijoj një identitet si këngëtare, nëpërmjet këngëve të tij unë kam arritur të përcjell energji pozitive te publiku.
Jeni përfolur edhe për një lidhje romantike me të, është e vërtetë?
Me Stinen jemi shokë të mirë dhe këtu përfundon historia.
Sa shokë të mirë jeni?
Shumë të mirë. Me Stinen kemi qenë gjithmonë shokë të mirë dhe uroj të mbetemi të tillë gjithmonë. Ai është personi me të cilin mund të flas gjithçka dhe ka një qetësi që të ndryshon gjithmonë gjendjen shpirtërore pozitivisht.

A ka ndikuar Stine në suksesin tënd?
Mund të them pa frikë që Stine më bëri të njohur në Shqipëri. Me kaq pak producentë sa ka në muzikë është shumë e vështirë të gjesh një bashkëpunëtor kaq të suksesshëm falë të cilit një këngëtare përjeton sukses personal. Stine ka ndikuar jashtëzakonisht në suksesin tim, mund të them që është çelësi i suksesit.
Ju bezdisin thasthehemet për jetën tuaj romantike?
Aspak. Përderisa njerëzit flasin, do të thotë që ka lëvizje, që ke bërë diçka e për këtë arsye përflitesh. Mua nuk më shqetësojnë aspak thashethemet madje më motivojnë për të punuar akoma më shumë.
Cili ka qenë thashthemi më i keq që keni dëgjuar për veten?
Janë kaq shumë sa tani as nuk e mbaj mend cili mund të jetë më i keqi mes tyre.
Ju përse keni dashur të bëheni këngëtare?
Ka qenë një pasion i hershëm. Unë kam filluar të këndoj në aktivitete të ndryshme dhe festivale që në moshën 4 vjeçare. Prindërit më kanë mbështetur gjithmonë e sot gjej rastin ti falenderoj shumë. Pra, muzika te unë nuk ka qenë si një kapriçio e adoleshencës për të qenë e famshme, unë pa muzikë nuk jetoj dot.
E shikoni këngën si profesionin që do të bëni gjithë jetën?
Siç të thashë më lart, unë muzikën e kam pasion dhe pasioni për të nuk ka për tu më venitur kurrë. Për momentin po e shijoj si pasion dhe nuk e konsideroj pasion. Unë punoj në televizionin e prindërve të mi dhe po kontribuoj me muzikën aq sa mundem.
A është e thjeshtë për një këngëtare të menaxhoje si duhet famën?
Nëse nuk e menaxhon si duhet një këngëtare sa shpejt bëhet e famshme po aq e humbet emrin që vë. Ndaj duhet të tregohesh shumë e kujdesshme për ta menaxhuar si duhet. Duhet të jesh e pranishme për publikun me koncerte por edhe në media në mënyrë që të mos humbasësh emrin.
Po ju vetë menaxhoheni?
Jo, për fat të mirë për karrierën time kujdeset mamaja ime e cila falë përvojës jetësore di të më japë drejtimin e duhur. Pa të me siguri do të kisha gabuar diku.  
Adelina Berisha i drejtohet djaloshit që e pëlqen
Adelina Berisha nuk ndjehet e shqetësuar për thashethemet që bëhen për jetën e saj private. Edhe pse është thënë se ajo është në lidhje dashurie me Stinën, asaj nuk i bëhet vonë, ajo përsëri ka nisur një bashkëpunim me të, ku tekstin dhe kompozimin e këngës “What’s your name” ia ka realizuar Stine.
Pra kënga përveç gjuhës shqipe ka edhe disa fjalë në gjuhën angleze. Tani pritet lansimi i këtij projekti për të cilën Adelina ndjehet mjaftë e lumtur.
Kënga që quhet “Si e ke emrin” trajton një temë dashurie ku me anë të së cilës Adelina i drejtohet një djaloshit që i ka pëlqyer gjithnjë.
“Me këtë këngë kam dashur ti drejtohem një personit që më ka pëlqyer gjithnjë dhe akoma vazhdon të më pëlqejë. Stine ka përgatitur një tekst mjaftë të bukur që i është përshtatur kërkesës sime. Titulli dhe disa fjalë të tjera në tekst janë në gjuhën angleze, kam dashur që kjo këngë të jetë pak më e veçantë se ato të tjerat prandaj mendoj se ia kam arritur. Uroj që të pëlqehet në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Sipas Adelinës kënga do të lansohet bashkë edhe me videoklip të përgatitur në Kosovë

Adelina Berisha: Albumi, pasqyra e një këngëtari

Këngëtarja e re Adelina Berisha, në një bisedë për Express, ka thënë se po përgatitet për një album dhe për një video që do ta lansojë së shpejti. Këngëtarja ka thënë po ashtu se nuk ka dëshirë të flasë shumë për jetën private.
Adelina Berisha nuk ndalet. Këngëtarja në një bisedë për Express, ka thënë se është në përgatitje të një këngë të re, të cilës pritet që së shpejti t’ia realizojë edhe videon.
Kënga është një këngë ritmike dhe e ka realizuar Stine.
Por, Adelina thotë se do të realizojë edhe balada.
“Edhe kjo këngë do të jetë një këngë ritmike, por vetëm kësaj radhe. Gjithmonë kompozitorët më kanë ofruar këngë ritmike, por e kam në plan të realizojë edhe një baladë”, ka thënë Berisha.
Adelina po ashtu ka thënë se që nga fillimi i këtij viti është vazhdimisht e ftuar për të kënduar nëpër qytete të ndryshme nëpër Kosovë dhe do të vazhdojë me një ritëm edhe gjatë muajve në vijim.
“Jam, të themi, në një turne nëpër Kosovë. Kam filluar moti, qysh pas videos ‘Ti je ai’, ku jam ftuar për të kënduar nëpër vende të ndryshme. Në maj do të jem në SHBA për të mbajtur po ashtu edhe disa koncerte”.
Këngëtarja është duke bërë përgatitjen për albumin e saj të ri dhe thotë se ai do të dalë shumë shpejt në dritë.
“Po, shumë shpejt do ta editoj albumin sepse mendoj se është një pasqyrë e punës së një këngëtari. Mendoj se ia vlen që gjithsecili këngëtar ta ketë një album, pavarësisht se kemi shpërndarje të madhe të këngëve në internet. Albumi është një dokument për një këngëtar”, thotë Berisha.
Albumi pritet që të ketë nëntë këngë, ndërkaq këngëtarja thotë se disa këngë do të jenë të vjetra e disa të reja. Kurse kur pyetet për jetën private, Adelina thotë se është e lumtur më të, por që nuk dëshiron të flasë për jetën private sepse “dëshiron ta mbajë për vete”.
“Jam e lumtur me jetën që kam. Thashethemet po më mërzisin, por nuk i marr edhe shumë parasysh sepse nuk janë të vërteta”, ka thënë në fund ajo
.
Adelina Berisha dëshiron të bëhet një kuzhiniere e mirë
Edhe pse di të përgatisë vetëm makarona, këngëtarja Adelina Berisha në të ardhmen shpreson të mësojë përgatitjen e më shumë gjellërave.
“Me shumë dëshirë përgatis makaronat, jam shumë e dhënë pas tyre dhe asnjëherë nuk përtojë t’i përgatis. Falë mamit unë di t’i gatuaj shumë mirë. Mirëpo besoj se kjo nuk mjafton sa duhet sepse duhet mësuar edhe për shumë ushqime tjera. Por megjithatë shpresoj që me kohë do t’i mësoj të gjitha, e kryesisht ato që më pëlqejnë më së shumti”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Adelina shijon edhe ushqimet tradicionale, ku në mesin e tyre edhe turshitë.
“Ushqimet tona tradicionale, si flijat dhe pitet, më pëlqejnë shumë, por jam e dhënë edhe pas turshive, që shpresoj se në të ardhmen do të mësoj t’i përgatisë”, shton ajo
.
Vajzat e kapeleve
Vërtet se ky dimër që po kalon ka qenë shumë i egër, gjë që për modë apo për të ruajtur flokët vajzat e skenës kanë përdorur kapela të ndryshme. Nëse do të bënim një klasifikim, në krye për koleksion kapelash do të ishte këngëtarja Dafina Zeqiri, dhe më shumë për styling sesa për t’u ruajtur nga i ftohti.

Por, edhe këngëtarja Lori i ka qejf kapelat, gjithashtu edhe Adelina Berisha, Çiljeta Xhilaga, Linda Halimi e Dafina Rexhepi i adhurojnë kapelat. Vajzat e kapelave i kemi quajtur kështu, të cilat gjatë stinëve të ndryshme e sidomos gjatë dimrit nuk iu përdorin vetëm në sportivitetin e përditshme, shumë prej tyre i përdorin edhe në skenë nëpër koncerte.
E dimë që kur vajzat zgjedhin këtë mënyrë për të vënë në kokë një kapele kur dalin në skenë, make up artistët nuk i pëlqejnë, pasi ata mbesin pa punë atë ditë. 
Adelina Berisha: Nuk kam të dashur
Këngëtarja Adelina Berisha, e cila këto ditë realizoi këngën më të re “Ti je ai”, ka pohuar se nuk ka të dashur.
Edhe pse nuk preferon të flasë për jetën e saj private, Adelina thotë se ka simpati por ende nuk ka filluar lidhje dashurie me të.
“Së fundi kanë qarkulluar shumë fjalë për jetën time private. Normal që edhe unë kam simpati dhe më pëlqen dikush, mirëpo e vërteta qëndron në atë se ende nuk kam filluar lidhje me askënd”, ka thënë Adelina për ‘Zëri’
.
Adelina Berisha shume “hot” dhe ritem ne klipin e ri
Ka ardhur dhe videoklipi i paralajmëruar nga këngëtarja kosovare Adelina Berisha. Kënga mban titullin “Ti je ai”, ndërsa klipi është xhiruar nga produksioni nga Tirana “Max Production”.
Adelina vjen mjaft me stil këtë herë, dhe shumë seksi, ku për styling e saj është kujdesur stilistja Lia Stublla, ndërsa muzika e kësaj këngë ritmike është krijuar nga Zzap & Chriss.
Vajza vjen si një Madona, ku ajo është mbreteresha e gjithë minutazhit të klipit. Klipi sapo ka dalë në youtube dhe po shikohet me një ritëm të shpejtë, gjë që tregon se do të jetë një hit i këtij dimri të ftohtë./Albavipnews
/
Adelina Berisha, në këtë fundvit thotë “Ti je ai”
Adelina për mediat kosovare është shprehur e kënaqur me këtë këngë, duke shpresuar se do të mirëpritet nga publiku. Bukuroshja seksi, së fundmi, realizoi këngën “Sa larg je”, por hiti më i suksesshëm i Adelinës në vitin që po e lëmë pas është”On Air”. Urojmë që edhe kënga e saj e fundit të ketë të njëjtin sukses dhe të kthehet në një hit
.

1 comment: